Pajisja që identifikon sëmundjen e kancerit në fazën fillestare

Postuar: 20/01/2018 - 09:36

   Një hap para për mjekësinë. Shkencëtarët kanë krijuar një pajisje që mund të identifikojë sëmundjen e kancerit në fazë fillestare.  Nëpërmjet saj, pas kryerjes së analizave të gjakut, mund të identifikohen 8 lloje tumoresh, shumë kohë para se të shfaqen simptomat e tyre.

Ky zbulim do të ndihmojë pacientët të kurohen që në fazat e para.

Pajisja e quajtur “cancer seek” është krijuar nga shkencëtarët e Universitetit Johns Hopkins. Ata testuan rreth 1 mijë pacientë, nga ku në 70 përqind të rasteve, u identifikuan sëmundjet e rënda që në fazë të hershme.

Sipas shkencëtarëve, kanceri në mitër ishte më i lehti për t’u zbuluar, i ndjekur nga kanceri i mëlçisë, stomakut, pankreasit, ezofagut, i mushkërive dhe i gjirit.

Testimi nëpërmjët “cancer seek” kërkon për 16 mutacione gjenetike dhe 8 lloje proteinash, të cilat shfaqen në momentin që një person ka kancer.

Çmimi për kryerjen e një testi për pacient mendohet të jetë rreth 500 dollarë. /klanplus

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Uji i gazuar ofron të njëjtat përfitime hidratuese si uji mineral por pasurohet me bulëzat argëtuese që i japin ujit një nuancë shumë her

Dhimbja e kokës është një shqetësim shumë i shpeshtë dhe mund të përkeqësohet nëse jemi në stres.

   Era e keqe e gojës mund të jetë shumë e vështirë për t’u eliminuar.

   Me siguri edhe ju ashtu si shumë persona të tjerë keni dëgjuar se konsumimi i kafes ju dehidraton dhe prandaj e konsumoni pak edhe pse

   Ju vjen erë e keqe nga goja dhe keni karies të shpeshtë? Mund të jetë diabet.

   Ekspozimi ndaj temperaturave tepër të larta shkakton dy probleme në dukje të ngjashme. Bëhet fjalë për goditjen e diellit dhe lodhjen

Mos i hidhni asnjëherë lëvozhgët e vezëve, pasi është një burim i pasur i mineraleve.

Femrat koreane kanë gjithmonë këshilla për të dhënë për sa i përket kujdesin për fytyrën.

A keni menduar ndonjëherë pse gratë japoneze kanë gjithmonë lëkurë të bukur, pavarësisht moshës?

   Plazhet dhe pishinat janë vendet ideale për t’u shpëtuar ditëve të nxehta.