Durrës, historia e trishtë e 38-vjeçarit: Përfundova në gjykatë se nuk dhashë ryshfet (VIDEO)

Postuar: 08/01/2018 - 19:42

   I akuzuar për ndërtim pa leje, 38-vjeçari përfundon në gjykatë.

“Nuk dhashë ryshfet tek adminsitrata dhe i plotfuqishmi për shtesën e shtëpisë”,- rrëfen ai për DurrësLajm.   

Kostas Manuka është prindi i tre fëmijëve të mitur dhe banon në Katund Sukth.  Ai është denoncuar nga autoritetet për ndërtim pa leje dhe për këtë akuzë pritet të dënohet nga gjykata e Durrësit, e cila ka marrë në shqyrtim çështjen ndaj tij. Manuka ka mbërritur nga Dibra për të ndërtuar një jetë të re në fshatin Katund Sukth.

Banesën e tij e ka përfunduar së ndërtuari në vitin 2005, pasi ka punuar për shumë vite në emigracion. Banesa e tij një katëshe është përmbytur disa herë vitet e fundit.

“Në fillim ndërtova një dhomë, pastaj e kam bërë shtesa-shtesa shtëpinë, e cila fuste lagështirë nga të katër anët. Gruaja u sëmur rëndë e për këtë arsye vajta e kërkova tulla e çimento borxh tek pikat e inerteve”,- tregon ai.

Bashkëshortja e tij, si rezultat i mykut që përfshiu të gjithë shtëpinë, është e sëmurë. 38-vjeçari tregon se punimet e katit të dytë i nisi para zgjedhjeve të qershorit, ndërsa në të gjithë zonën po ndërtohej. Ai thotë se taraca ishte e gjitha në lagëshirë, ndërsa mureve të shtëpisë u kishte rënë suvaja e nuk mund të jetohej më brenda tyre.

Fotografitë e suvasë së rënë të mureve dhe taracës, do t’ia japë si provë gjykatës, për t’i ulur masën e gjobës që mund të marrë e të cilën nuk ka me çfarë ta paguajë.

“Nuk dhashë ryshfet tek autoritetet vendore dhe ato të policisë dhe ata më proceduan. Ata që dhanë nga 500 deri në 1000 euro nuk u proceduan. Unë me para borxh i mora materialet e ndërimit se për të punuar punoja vetë. Unë që nuk dhashë para më bllokuan punën e më sollën në gjykatë, ata që dhanë i bënë ndërtimet e po i gëzojnë”,- thotë 38-vjeçari.

“I plotfuqishmi i zonës më ndaloi kur unë e mbarova ndërtimin në 27 qershor 2017”,- thotë ai më tej.   

Manuka thotë se pret që të dënohet nga gjykata, sepse nuk kishte marrë leje në bashki, por nuk harron të hedhë akuza të drejtpërdrejta tek autoritetet vendore dhe tek të plotfuqishmit e policisë së Sukthit, pasi sipas tij procedimet bëhen selektive, vetëm tek ata që nuk paguajnë.

“Asnjëherë nuk kam patur mundësi që ta coj gruan për vizita tek mjekët. E di që vuan, por nuk mundësi financiare ta vizitoj”,- thotë kryefamiljari.

Në fshatin Katund Sukth janë përmbytur dhjetëra, në mos qindra banesa gjatë viteve të fundit, si rezultat i daljes nga shtrati të lumit Erzen. 

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Asnjë përshkrim sado i ndjeshëm dhe i vërtetë qoftë nuk mund ta shprehë vuajtjen dhe dhimbjen e dy motrave të sëmura e prindërve të ty

   Monda Qyshka është mësuese pikture në një institucion privat. Është nënë e katër fëmijëve, dy djem dhe dy vajza.

Tirana renditet në vendin e 211-të nga 327 qytete të marra në studim sa i përket krimit, sipas indeksit të krimit të Numbeo, një nga baza

Shkon në 13 numri i të prekurve me fruth në pediatrinë e QSUT.

Portali “Mësues për Shqipërinë” merr dimension të ri dhe formësohet duke shtuar më shumë transparencën dhe besimin, se vetëm përmes tij m

Aplikimi për leje qarkullimi ndërkombëtare është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve/bizneseve të aplikojnë online, si d

Një 25-vjeçare denoncon në emisionin “Stop” përvojën e tmerrshme, me të cilën po përballet që nga lindja e saj e dytë në maternitetin e D

Ditën e sotme, në universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit është çelur zyrtarisht kursi i gjuhës kineze.

Presidenti i Urdhrit të Infermierëve ka dhënë alarmin e largimit të infermierëve profesionistë dhe fizioterapistëve nga qarku i Durrësit

Mëngjesin e 9 marsit 2014, Lecco u zgjua me një lajm që dukej si një makth, por në fakt ishte realiteti më i keq.