Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare mjeku i njohur pasi humbi betejën nga një sëmundje e rëndë.

Mësohet se homazhet në ndër të mjekut pediatër, Polikron Çelo, do të mbahen në hotel “Internacional” në datë 12 mars, afër ish-lidhjes së Shkrimtareve, nga ora 10 deri 12:30. Sakaq, mjeku i njohur shqiptar do të prehet në varrezat e Sharrës.

Pediatri i njohur që kontribuoi shumë për mjekësinë shqiptare dhe autor i disa librave, ndodhej prej ditësh në gjendje të rëndë.

Polikron Çelo ka lindur në vitin 1932, ndërsa ka qenë dhe pedagog në Fakultetin e Mjekësisë. Po ashtu ai shërbeu për shumë kohë si Shef i Shërbimit të Nefrologjisë, por edhe Drejtor i Spitalit të Fëmijëve.