Rrugët e Durrësit njësoj si në Kandahar, hapen para stinës së shirave (VIDEO)

Postuar: 13/09/2017 - 14:53

Në prag të stinës së shirave, rrugët kryesore në Durrës janë bërë të ngjashme me ato të Kandaharit. Firmat private e insticionet publike çajnë rugët dhe i lënë në gjendje lufte. 

Bëhet fjalë për rrugët kryesore të Durrësit, rrugën “Aleksandër Goga” që lidh arteriet kryesore me spitalin dhe me policinë, rrugën “Hysen Kërtusha” nga policia deri në unazën e tregut , e cila ka disa kryqëzime rrugore që shërbejnë për mijëra nxënës e prindër të shkollave 9-vjeçare, të mesme e profesionale që gjenden përreth stadiumit.

Këto dy segmente, së bashku me arteriet e tyre lidhëse janë mjaft problematike si rezultat i përmbytjeve me shiun e parë që bie.

Të kalosh në këto rrugë këto ditë është një tmerr i vërtetë. Firma të ndryshme por edhe institucione publike kanë çarë rrugët e trotuaret për “hesapin” e tyre, ndërsa një pjesë i arnojnë, pjesën tjetër e lënë ashtu të hapur, për të thyer kokën, njerëz e makina.

Në mes të rrugës A. Goga, në kryqëzimin e saj me lagjen e re, shoferët nuk u shmangen dot gropave të hapura në kohë me diell, se në kohë me shi dhe me përmbytje që nuk duket asgjë, makinat aty bien brenda dhe dëmi që u shkaktohet është i pallogaritshëm.

Në rrugën “Hysen Kërtusha” tek kryqëzimet e stadiumit, situata është tmerr. Rruga është çarë në anësore dhe pas saj sot po hidhej nga një karrocë asfalt. Në mes rruga është çarë sërish dhe është lënë ashtu e hapur ku makinat rrezikojnë të prishen nëse bien brenda ose të bëjnë aksident. Trotuaret prej ditësh janë “shqepur” dhe nuk janë bënë më në gjendje të kalueshme.

Në rrugë ka pirgje me zhavorr e pllaka të thyera e trotuarët krijojnë përshtypjen e një gjendjeje lufte. Në një kryqëzim tjetër vijohet të  hapet rruga sërish, ndërsa pak metra më tutje një prej firmave që ka hapur rrugën po hedh karrocat me asfalt.

Çështja nuk qëndron tek firmt që çajnë trasenë e rrugës për të bërë investimin që ato duan, por tek fakti që në rastin më të mirë, rrugën nuk e çojnë asnjëherë në gjendjen e mëparshme. E në rastin më të keq e lënë si një shesh lufte.

Firmat që hapin rrugën shtrojnë kabujt dhe investojnë për të fituar e për të rritur fitimet e tyre. Ashtu siç ato fitojnë duhet ti përgjigjen edhe dëmit që shkaktojnë. Bashkia dhe inspektorët e saj në terren duhet të ushtrojnë presion ndaj këtij fenomeni, vetëm në mos personat që e kanë për detyrë të kontrollojnë këto firma, lehtësisht korruptohen duke mos e çarë më kokën për rugët në të cilat kalojnë qytetarët durrsakë me makinat e tyre. 

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Edmira prej 4 vitesh vuan dënimin në burgun e grave 325 në “Ali Demi”.

   Në kuadër të luftës kundër informalitetit, inspektorët e tatimeve gjobitën një sërë biznesesh, mes të cilëve një fast food në rrugën “

Dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në sektorin e bujqësisë kanë dhënë efektet e para në tregun e përditshëm të fruta-perimeve në Durrës.

Romët dhe egjiptianët janë dy komunitetet më vulnerabël jo vetëm në Durrës, por në të gjithë vendin, komunitete të cilat përballen me ana

   Më shumë se 60 minuta, dhjetra automjete të enjten pasdite janë bllokuar në parkingun nëntokësor pranë sheshit “Nënë Tereza” në Tiranë

Turizmi i peshkimit ka marrë vëmendje gjithnjë e më shumë në rritje vitet e fundit, jo vetëm në zonën e Mesdheut por edhe në qytetin e Du

Blerta Gjoni është nëna e një vogëlusheje 11-vjeçare e cila vuan nga sindroma dawn.

Një divorc i pazakontë është kërkuar live në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” ditën e sotme.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vijojnë të mbeten vendi i ëndrrave të mijërave shqiptarëve, që nuk heqin dorë vit pas viti nga lot