Shqiptarët “shtëpi pushke”, i vetmi vend i Europës ku ...

Postuar: 13/03/2018 - 09:49

Shqipëria është i vetmi vend i Europës ku numri i meshkujve tejkalon atë të femrave.

‘Telegraph’ ka publikuar së fundmi hartën globale me raportin burra/gra. Sipas të dhënave të hartës, Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku ka më shumë burra se gra. Ky raport në Shqipëri ishte 1.04.  Për çdo 100 burra në Shqipëri ka 96 gra.

Nëse shikoni hartën, e gjithë Europa është ngjyrosur me të kuqe, që do të thotë se ka shumë gra sesa burra, ndërsa Maqedonia është e ngjyrosur me të gjelbër, duke qenë se në të ka po aq burra sa gra.

Qytetet në Shqipëri, ku ka më shumë femra dhe ku mbizotërojnë meshkujt

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, të përpunuara nga ‘Monitor’, grupmoshat që kontribuojnë në këtë raport në Shqipëri janë grupmoshat e reja, nga të porsalindurit deri në 39 vjeç. Në total, nga mosha 0-39 vjeç, ka 51 meshkuj më shumë sesa femra, me një raport 1.067. Raportin më të lartë e ka grupmosha 25-34 vjeç, me 1.12. Për këtë grupmoshë, sipas të dhënave të INSTAT, për 224 mijë meshkujt ka 199.8 mijë femra.

Nga mosha 40 vjeç e lart fillojnë e mbizotërojnë femrat. Për grupmoshat nga 40-59 vjeç, raporti është 0.95. Gratë jetojnë më shumë se burrat, ndaj për të moshuarit mbi 80 vjeç, raporti është 0.85, ku ka 38 mijë gra dhe 32 mijë burra.

Ka vetëm dy qarqe, sipas INSTAT, ku numri i femrave ia kalon meshkujve, që janë Tiranë, Shkodra dhe Gjirokastra. Në kryeqytet, raporti është 0.98, ku në vlerë absolute ka 10 mijë femra më pak sesa meshkuj (436,917 meshkuj dhe 447,079 femra). Në Shkodër, raporti është 0.97, ku ka rreth 3200 femra më shumë, ndërsa në Gjirokastër rreth 700 gra më shumë.

Ndërsa qarqet ku mbizotërojnë meshkujt janë Fieri, ku ka rreth 5300 meshkuj më shumë (raporti 1.04), të ndjekura nga Dibra, me 5200 burra më shumë (1.09), Durrësi me 4300, Kukësi me 1900.

Vendet me përqindjen më të lartë të grave në botë

Sipas hartës së ndërtuar nga Telegraph, në Northen Marina Island, për çdo 10 gra ka vetëm 7 burra. Ky është vendi që ka përqindjen më të lartë të grave përkundrejt burrave në të gjithë botën. Vendi i dytë në botë është Estonia, ku për çdo 10 gra ka 8 burra.

 Lista me 10 vendet ku raporti burra/gra është më i ulët

  1. Northern Mariana Islands – 0.74
  2. Estonia – 0.84
  3. Ukraina – 0.85
  4. Xhibuti – 0.86
  5. Letonia – 0.86
  6. Rusia – 0.86
  7. Bjellorusia – 0.87
  8. Armenia – 0.89
  9. Lituania – 0.89
  10. Antigua and Barbuda – 0.9

/MONITOR/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në kuadër të Vitit Europian të Trashëgimisë Kulturore dhe “Ditës Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim”, në datë 21

Drejtoria e Kualifikimeve Profesionale (sektori i kualifikimeve) do të fillojë trajnimin e aplikantëve që kanë kërkuar të pajisen me Dësh

*Dita e Jetimëve, Manastirliu: T'i mundësojmë çdo fëmije pa përkrahje prindërore, një familje!

Nga sot, qytetarët e Tiranës dhe të zonave përreth nuk kanë nevojë të presin në radhë për të marrë një dokument.

   Dita kombëtare e fëmijëve jetimë e ka gjetur deputeten e Durrësit, Klodiana Spahiu në shtëpinë e fëmijës të qytetit bregdetar.

   Në kuadër të projektit “Thuaj stop trafikimit të fëmijëve” në shkollën 9-vjeçare “Neim Babameto” në Spitallë është organizuar një trak

   Në kuadër të ditës kombëtare të fëmijëve jetimë kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka shtruar një drekë bamirësie për fëm

Forca e Ligjit do të jetë e ashpër pas datës 1 qershor për çdo subjekt që derdh ujërat e zeza në det.

   Fëmijët e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare në Tiranë blejnë nargjile dhe e konsumojnë atë në lokale.

Nga Peshkopia erdhi në Durrës për një jetë më të mirë, por babai i dy fëmijëve mbeti në mes të katër rrugëve, krejtësisht i pashpresë.