Teuta mundi me vështirësi 63-61 Vllazninë në Durrës, ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund.

Ekipi shkodran tentoi të bëjë surprizën, duke rivalizuar deri në fund edhe pse me një ekip tërësisht vendës.

Por amerikanët e Teutës bënë diferencën në fundin e takimit, duke u treguar më të saktë dhe i dhanë fitoren skuadrës durrsake, që ruan vendin e dytë në renditje.