Prezantohen zyrtarisht Samsung Galaxy S9 dhe S9+ (VIDEO+FOTO)

Postuar: 25/02/2018 - 22:32

Gjiganti i teknologjisë, Samsung, sapo ka prezantuar në Barcelonë dyshen e shumëpritur Galaxy S9 dhe S9+. Smartfonët e rinj të avancuar vijnë me specifika të reja, por me dizajn kryesisht të vjetër.

Të dy, S9 dhe S9+, vijnë me dizajn të ngjashëm, kornizën nga alumini - janë rezistentë ndaj ujit, kanë xhamin mbrojtës Gorilla dhe shumëçka tjetër. 

Po ashtu, dyshja e re vjen me skajet e ekranit më të holla sesa paraardhësit e tyre.

Ndryshimet e vogla në dizajn përfshijnë skanerin e syrit të fshehur mirë, skanerin për gishtërinj të ripozicionuar, si dhe ndryshimin e vendit të altoparlantit të poshtëm.

Samsung Galaxy S9 dhe S9+ vijnë me ekran Infinity Super AMOLED me rezolucion Quad HD. 

Galaxy S9 ka ekranin 5.8-inç ndërsa Galaxy S9+ 6.2-inç – ngjashëm si vitin e kaluar.

Gjithashtu, dyshja do të punojë me procesor më të fundit Exynos 9810 për çdo treg, përveç Amerikës Veriore dhe Kinës. 

Procesori i ri SoC me tetë bërthama përbëhet nga bërthama e gjeneratës së tretë Mongoose me shpejtësi prej 2.8 GHz dhe bërthamën Cortex0A55 me 1.7 GHz. 

Po ashtu, dyshja vjen edhe me grafikën Mali-G72 me 18 bërthama dhe 4 GB RAM (S9) ose 6 GB (S9+).

Procesori më i fundit i Qualcommit – Snapdragon 845 – do të jetë në dispozicion për dyshen në Amerikën Veriore dhe Kinën. 

Ai vjen në kombinim me grafikën Adreno 630 dhe 4 GB RAM (S9) ose 6 GB RAM (S9+).

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Përdoruesit e rrjetit social, Instagram në të gjithë botën kanë pasur vështirësi në postimin e fotove dhe videove mbrëmjen e sotme.

Të pasurit një iPhone është mënyra më e mirë për të përcaktuar nëse dikush është i pasur ose jo.

Rrjeti social “Facebook” është duke bërë disa testime për të shtuar një opsion të ri në aplikacionin që përdoret në smartphone.

   Wikipedia në Itali ka bllokuar lexuesit nga faqja e saj, në shenjë proteste për një ligj të Bashkimit Evropian rreth të drejtave të au

   Përdoruesit e Instagramit tashmë mund të shtojnë muzikë në “Story”-t e tyre, duke bashkuar fotot ose videot me këngët e preferuara.

Po, bateritë e telefonave tanë celularë nuk janë të mira sepse mezi zgjasin një ditë.

   Lëvizja “koha e mirëshpenzuar” që është duke gjithëpërfshirë teknologjinë mund të vijë në Facebook.

Shkencëtarët kanë zbuluar aksidentalisht një bateri telefoni që zgjat dy herë më shumë se ato aktuale.

Themeluesi i Instagram Kevin Systrom thotë se është duke punuar për të siguruar platforma që përmirësojnë ndikimin që rrjeti social ka në