Projekti ambicioz i “BMW”: 25 modele elektrike deri në 2025-ën

Postuar: 07/09/2017 - 22:31

Pronari i kompanisë së automjeteve luksoze “BMW” paraqiti sot strategjinë e zhvillimit të sektorit elektrik, duke njoftuar prodhimin e 25 modeleve elektrike deri në vitin 2025, vetëm pak ditë larg Sallonit të Automjeteve në Frankfurt.

Prodhuesi gjerman, që është pak më para në këtë fushë se sa bashkëatdhetarët e tjerë, Volkswagen dhe Mercedes, kërkon që të jetë kampioni në automjetet luksoze elektrike dhe premton 12 modele krejtësisht elektrike dhe 13 modele hibride deri në vitin 2025.

“Këtë vit, ne do të shesim 100 000 automjete elektrike tek klientët tanë. Deri në fund të vitit, më shumë se 200 000 vetura elektrike dhe hibride të grupit BMW do të jenë në rrugë”, theksoi pronari Harald Kruger, gjatë një fjalimi në Mynih.

Në vitin 2013, prodhuesi bavarez paraqiti veturën e tij në seri të parë elektrike, modelin e vogël për qytet i3, por shitjet janë ende modeste.

Shumica e prodhueve të automjeteve janë duke u orientuar drejt teknologjive elektrike ndërkohë që nga Kina në Evropë, autoritetet publike shfaqin ambiciet e tyre ekologjike duke forcuar normat për mbrojtjen e ambientit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një tjetër risi vjen nga Instagram.

   Në Dubai, në Emiratet Arabe, është testuar ajo që mund të jetë taksia e parë fluturuese elektrike pa pilot në botë.

Nuk është ndonjë sekret i madh fakti që Google ka dështuar disa herë në ‘lojën’ e medias sociale.

   Sulmet kibernetike ndodhin shumë shpesh, dhe të gjithë janë të shqetësuar për sigurinë e të dhënave të tyre.

Porsche prezantoi superjahtin e vet futuristik, një përzjerje mes luksit, hijeshisë dhe teknologjisë.

   Në rrugë është një ndër prodhueset më të mëdha, ndërsa në ujë ka vendosur që të bëjë prezantimin nga “dera kryesore e tregut”.

Zyrtarët e rrejtit social “Facebook” thonë se planifikojnë të dorëzojnë tek hetuesit e Kongresit të Shteteve të Bashkuara 3000 reklama që

Samsung e kishte filluar vitin 2017 duke i prezantuar celularët Galaxy A5 2017 dhe Galaxy A3 2017 në CES të Las Vegasit, ndërsa të dy kët

Vepra arti dhe fasada të bukura zbukurojnë ndërtesat në shumë qytete të botës.

Messenger, rrjeti social për të komunikuar me miqtë e Facebook-ut ka arritur të njëjtin numër përdoruesish sa Whatsapp-i.