Parku Teknologjik Durana, i pari i llojit të tij në Shqipëri është nisma më e re dhe një zhvillim i rëndësishëm që do të nxisë inovacionin dhe sipërmarrjen në sektorin e teknologjisë.
Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka publikuar këtë video dhe thekson se Durana ofron hapësirën e duhur për rritjen e zhvillimin e sipërmarrjeve në IT përmes një kuadri ligjor mbështetës, me zero burokraci dhe lehtësira fiskale të pakrahasueshme me vendet e tjera të rajonit.
“Durana Tech Park është reflektim i përpjekjeve të pandalshme të kësaj qeverie drejt përparimit teknologjik dhe rritjes së mëtejshme ekonomike të Shqipërisë”, shkruan Sako.