Samsung vlerësohet me 36 çmime në CES 2018 Innovation Awards

Postuar: 12/11/2017 - 11:56

Samsung Electronics Co., Ltd., lideri global në teknologji, njoftoi sot se 36 produktet e saj më të fundit janë vlerësuar si fituese në CES® 2018 Innovation Awards. Produktet u vlerësuan në këtë program prestigjioz për dizajnin dhe projektimin e teknologjisë më të fundit në pajisjet e konsumit në 28 kategori.

Produktet e Samsung të vlerësuara me çmime përfshijnë kategoritë më të mira të inovacionit, Realitetin e Shtuar dhe atë Virtual, produktet që vishen, Video Displays, Pajisjet shtëpiake dhe Smart Home, shkruan tg.

Përveç kësaj, kjo shënon vitin e parë ku Samsung ka fituar në kategoritë e CES Innovation Award të Fitness, Sports dhe Biotech me Gear Sport, Gear Fit2 Pro dhe Gear IconX (2018).

“Inovacioni është ADN-ja jonë, siç është angazhimi ynë për të ofruar produkte transformuese që krijojnë përvoja të rëndësishme për konsumatorët tanë,” tha Tim Baxter, president dhe CEO i Samsung Electronics në Amerikën e Veriut. “Vlerësimi nga kolegët tanë të industrisë, vit pas viti, për zhvillimin tonë të pandalur të dizajnit dhe teknologjisë inovative është me të vërtetë një nder.”

Çmimet e dhëna nga CES Innovation Awards sponsorizohen nga Shoqata e Teknologjisë së Konsumatorëve (CTA) ™, themeluese dhe organizatore e CES. Shumë nga produktet e njohura të kompanisë Samsung do të jenë të shfaqura në CES 2018, e cila do të mbahet nga data 9 – 12 Janar 2018, në stendën e Samsung (# 15006), e vendosur në Sallën Qendrore të Qendrës së Konventës në Las Vegas.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

...kështu rrjeti e shkarkon z. Facebook

Një kompani ndërkombëtare ka shpikur një program nëpërmjet të cilit mund të zbulojë çdo fjalëkalim të iPhone-ve brenda disa minutash dhe

Me miliarda përdorues, gjiganti Facebook është ndër kompanitë më me ndikim në botë.

WhatsApp në Android tani i lejon përdoruesit të shkarkojnë median e fshirë. Kompania ka shtuar tashmë disa veçori të reja.

"Facebook" ka filluar t’u kërkojë përdoruesve evropianë dhe kanadezë që të lejojnë përdorimin e opsionit të njohjes së fytyrës për t’i id

Amerikanët po e humbasin me shpejtësi besimin te Facebook-u pas problemeve të shumta rreth asaj se si kompania e trajton informacionin pe

Google ka në plan të sjellë një pamje të re për faqen e tij të Gmail-it.

"Despacito", kënga më e shikuar ndonjëherë në YouTube, është fshirë nga një haker kibernetik së bashku me dhjetra video të tjera të shtëp

Facebook njoftoi një përditësim të Messenger, i cili tani do t’i lejojë përdoruesit të ndajnë video në 360 gradë dhe video me cilësi HD.

“Facebook” ka njoftuar se ka bërë ndryshime për të përmirësuar privatësinë e përdoruesve, duke iu dhënë atyre më shumë kontroll mbi infor