Risi të tjera sjell rrjeti social “Instagram”, ku miqtë do të kenë mundësinë të argëtohen ndryshe: të bëjnë videodirekte së bashku.

Pas testit të nisur në gusht, aplikacioni zyrtarizon këtë risi për të gjithë përdoruesit në nivel global.

Kur je live, poshtë djathtas do të dalë një ikonë me dy fytyra. Duke klikuar mbi të të del lista e personave që po të ndjekin direkt, dhe mund të zgjidhni “shto” duke e ftuar të jeni direkt të dy në “split screen”. Personit të përzgjedhur do i dërgohet një mesazh dhe kur e pranon nis transmetimi direkt.

“Instagram” shpjegon se kjo risi është e fundit e shumë përditësimeve për videot direkte, për t’iu dhënë njerëzve më shumë mundësi për të qënë bashkë në kohë reale.