Gjatë perjudhës së pandemisë gratë shtatëzëna duhet të kenë një kujdes të veçantë për tu mbrojur nga virusi, pasi shumë të dhëna tregojnë se disa gra kanë humbur jetën gjatë perjudhës së shtatzanisë, ose gjatë lindjes së fëmijës. Një ndër format që ndikon pozitivisht në disa aspekte është edhe vaksinimi.

Sipas mjekëve amerikanë vaksinat kundër Covid-19 janë të sigurta tek gratë shtatzëna, gjithashtu sjellin përfitime dhe sigurojë imunitetin tek foshnjat. Shumë nëna kanë hezituar për të bërë këtë vaksinë dhe nuk ka pasur testime të shumta në këtë kategori.

Mjekët të cilët mbështesin këtë ide shprehen se vaksinat kundër Covid-19 janë të ngjashme me vaksinat normale. Gratë shtatzëna në SHBA kanë të drejtë të marrin këtë vaksinë në rreth 40 shtete. 60 mijë prej tyre janë gati të vaksinohen, thënë kjo nga  Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Theksohet se nëse gratë shtatzëna infektohen, komplikacionet e COVID-19 mund të jenë të rrezikshme.