Koronavirusi ka “sunduar” jetën tonë për gati një vit, por falë hulumtimeve dhe studimeve të shumta, ne e njohim virusin sot shumë më mirë sesa në ditët e para.
Hulumtimi vazhdon të zbulojë faktet në lidhje me virusin, duke përfshirë një studim të ri që paraqet simptomën më të zakonshme të mundshme: dhimbje muskulare, raportojnë mediat botërore.
Përparimi në kuptimin e simptomave të shoqëruara me COVID-19 mund të ndihmojë gjithashtu në përfundimin e kësaj pandemie. Studiuesit tani po analizojnë sasinë e gjerë të të dhënave shëndetësore të krijuara gjatë pandemisë, për të siguruar një pamje më të qartë të simptomave të lidhura me COVID-19.
Një studim i fundit i botuar në British Medical Journal u përpoq të karakterizonte simptomat e COVID-19 në popullatën islandeze.
Sipas mediave, studimi përbëhej nga të gjithë individët, testi i të cilëve ishte pozitiv për koronavirus midis 17 marsit dhe 30 prillit 2020. Midis 1,564 personave pozitivë për SARS-CoV-2, simptoma më e zakonshme ishte mialgjia.
Mialgjia zakonisht përshkruan dhimbjen në muskuj – ligamentet, tendinat dhe fascinë, indet e buta që lidhin muskujt, kockat dhe organet. Mialgjia (55 për qind) u shoqërua me dhimbje koke (51 për qind) dhe kollë të thatë (49 për qind). Ndërsa ethet dhe gulçimi ishin më pak të shpeshta nga sa ishte raportuar më parë.