Ministria e Shëndetësisë në Maqedonisë e Veriut ka bërë me dije se nga 830 testime të realizuara brenda 24 orëve të fundit, 75 kanë janë konfirmuar pozitiv me Covid-19.
Brenda 24 orëve janë shëruar 136 pacientë ndërsa kanë ndërruar jetë 5 të tjerë, të prekur nga ky virus i rëndë.
Viktimat janë nga Shkupi, Kumanova, Gostivari, Ohri, mes moshës 52 dhe 82 vjeçe.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 shkon në 11202, prej të cilëve 7108 janë shëruar kurse 505 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin. Numri i rasteve aktive aktualisht është 3589 sipas mediave maqedonase.





