Tetë persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, ndërsa janë regjistruar 144 raste të reja nga 1545 teste të kryera.
Shtrirja gjeografike e reasteve si vijon: Shkup-27, Kumanovë-11, Dibër-3, Shtip-5, Prilep-13, tetove-13, Veles-4, Manastir-5, Ohër-2, Kavadar-1, Gostivar-8, Gjevgjeli-2, Strumiv-15, Kriva Pallankë-1, Radovish-8, Krushev-2, Koçanë-13, Makedonski Brod-1, Berovë-2, Vinica-1, Dellçevë-3, Kërçovë-2 dhe Resnjë-2.
Sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 97 pacientë të shëruar, ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 8 persona. Një pacient nga Kumanova i moshës 48 vjeçe, një nga Shtipi (65), dy pacientë nga Prilepi (62 dhe 83), një nga Tetova (69), një nga Strumica (39), një nga Vinica (63) dhe një pacientë nga Kërçova (56).





