Deputetja Erisa Xhixho akuzoi kreun e Kuvendit Niko Peleshi se është i njëanshëm dhe se deputetët i opozitës i përjashton për një fjalë, ndërkohë nuk mori asnjë masë për Taulant Ballën i cili iu drejtua Vokshit me frazën “për ty kemi numrin 0900”.
“Situatë e paagravuar nga opozita. U fye rëndë një nga koleget tona dhe nuk pati asnjë vendimmarrje nga ana juaj.
Ju nuk jeni kryetar i mazhorancës, por kryetar i Kuvendit dhe duhet të kishit marrë masë të menjëhershme. S’mund të tolerohet ajo fyerje.
Askush nuk do donte që ajo fyerje të ndodhte ndaj secilit prej nesh. Të jesh grua në politikë nuk është e thjeshtë. Por një kryetar kuvendi të mos marrë masë ndaj një padrejtësie është e papranushme.
Një paralajmërim, asnjë vendimmarrje, je komplet i njëanshëm. Përjashton kolegët e opozitës për një fjalë”, tha Xhixho.





