Një kompani financiare do të paguajë një individ 1,300 dollarë, për të parë 13 filma të frikshëm në tetor, në një përpjekje për të gjetur nëse madhësia e buxhetit të një filmi ndikon në efektivitetin e tij.

“Personi do të shikojë 13 nga filmat më të frikshëm të bërë ndonjëherë, ndërsa monitoron dhe rrahjet e zemrës duke përdorur Fitbit”, tha kompania në një njoftim për shtyp.

“Për nder të sezonit të ardhshëm drithërues, ne në FinanceBuzz po përpiqemi të dimë nëse filmat horror me buxhet të lartë japin frikë më të fortë sesa ato me buxhet të ulët,” thuhej në njoftim.

Pjesëmarrësit të zgjedhur i kërkohet të shikojë filmat e mëposhtëm midis 9 tetorit dhe 18 tetorit: Saw, Amityville Horror, A Quiet Place, A Quiet Place Part 2, Candyman, Insidious, The Blair Witch Project, Sinister, Get Out, The Purge, Halloween (2018), Paranormal Activity dhe Annabelle.