Të tjera përgjime dalin nga Prokuroria e Tiranës, ku mjekë dhe punonjës të tjerë të spitalit Onkologjik të Tiranës në QSUT, bëjnë pazare edhe për operacionet.
Në dosjen e zbardhur nga TCH, dy punonjës të këtij spitali, bëjnë planet e pushimeve, madje flasin hapur dhe për shifrat që sigurojnë nga ryshfetet përmes operacioneve, një prej tyre Emiljano Lela, koordinator i Onkologjikut.
Pjesë nga përgjimet:
-Ku i kap pushimet e tjera tani?
-Këtu e një vit të jemi mirë
-Shih Tajlandën tani
-Po pse jo?
-Hë mo se nuk shkon shumë
1500 euro, 5 operacione, i kap brenda javësh ti, hahahahaha, ca llogarie
-Kirurg më di ti mua? Ku e ke bërë matematikën ti vëlla? Sa bëjnë 5X5?
-Hahaha Llogarita 300 euro operacionin, jo 500
– Po lale po
-Për i javë bëhesh për Maldive ti atëherë