Policia e Shtetit ka njoftuar se sasia e saktë e drogës së gjetur ditën e sotme në Karaburun të Vlorës, është 104 pako, me peshë 1.7 ton kanabis sativa.

Droga është kapur pas një operacioni të zhvilluar nga Guarda Di Finanza, Policia e Vlorës, Policia Kufitare dhe Delta Forcë.

Po ashtu, po punohet nga ana e bluve të Vlorës për të identifikuar dhe kapur trafikantët që kishin fshehur drogën pranë bregdetit për ta trafikuar më pas në Itali.