Pas bllokimit të buxhetit të BE-së të ndarë për koronavirusin, nga ana e Hungarisë dhe Polonisë, kjo e fundit ka paralajmëruar se mosmarrëveshjet e financimit, mund të shkaktojnë “një prishje të BE-së”.
Polonia ka paralajmëruar se një grindje e përshkallëzuar e financimit mund të shkaktojë “një prishje të BE-së”, pas bashkimit me Hungarinë për të bllokuar buxhetin për koronavirus.
Të hënën, të dy vendet bllokuan buxhetin e 2021-2027 dhe planin e rimëkëmbjes, me një vlerë të kombinuar prej 1.85 trilionë euro, sepse hyrja në fonde do të ishte e kushtëzuar me pranim të emigrantëve.
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki, është shprehur se një “oligarki evropiane” po përpiqet të ngacmojë anëtarët e dobët të BE. Ndërsa, homologu i tij hungarez Viktor Orban e quajti planin e BE-së, si “shantazh” kundër vendeve anëtare që kundërshtojnë imigracionin.
Polonia dhe Hungaria veçse janë nën procedura hetimore nga BE, për shkelje të rregullave të ndryshme demokratike.
Megjithatë, Morawiecki ka paralajmëruar se kushtet e reja për financim nga BE, mund të çojnë përfundimisht, në shpërbërje të saj.