Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e PD, Lulzlim Basha pas deklaratave të këtij të fundit se 1 centimetër rrugë tek Unaza e Re kushton 2 mijë euro. Përmes një postimi në Twitter, Kryeministri jep shifrat e tij dhe thotë se ato nuk përputhen me deklaratën e Bashës.
Statusi i plotë i Ramës:
7X7=42 është lule para kësaj të fundit të Lulit: 1 cm rruge tek Unaza e Re kushton 2000 € Rruga bën 40 mln € thotë po ai, po sipas aritmetikës së tij i bie që 2km bejne 400 mln £ Dhe 400 mln shumëzuar me gjerësinë sipas tij 30 m janë baraz 12 miliardë € Eh Artist Artist





