Bashkimi Europian ka ende dyshime për t’i hapur kufijtë me Shqipërinë. Burimet nga Brukseli bëjnë me dije se Shqipërisë mund të mos i hapen kufijtë për shkak të situatës së koronavirusit, pasi sipas një drafti të 3 ditëve më parë shtetet me të cilat do hapen kufijtë do të kenë disa kritere bazuar në shkallën e infektimit nga COVID-19.
Sipas draftit i cili nuk ka ndryshime, BE hap kufijtë më 1 korrik, por disa shtete, kryesisht të Ballkanit Perëndimor edhe Shqipëria, e cila ka shfaqur një përkeqësim në qershor mund të rivlerësohen dhe shtyhen.
Në fakt BE ka një listë të ‘kuqe’ paraprake me të cilën nuk do të hapë kufijtë. Ndër to janë SHBA, Brazil, Rusi dhe Katar pasi kanë shkallë të lartë infektimi.
Ditët e fundit ka pasur zëra se BE apo dhe Greqia, vendi fqinj nuk do i hapë kufijtë me Shqipërinë, ndërkohë që Mali i Zi pas hapjes së kufirit e rimbylli përsëri.
Pritet të shihet tashmë se çfarë do të ndodhë të mërkurën e ardhshme, kur BE të hapë kufijtë dhe për cilat shtete më 1 korrik.
LISTA E VENDEVE ME TË CILAT BE MUND TË HAPË KUFIJTË
- Shqiperia
- Vatican City
- Monaco
- Montenegro
- Andorra
- Serbia
- Bosnia and Herzegovina
- Ukraine
- Turkey
- Kosovo
- Democratic People’s Republic of Korea
- Turkmenistan
- Vietnam
- China
- Thailand
- Myanmar
- Mongolia
- Japan
- South Korea
- Georgia
- Bhutan
- Lebanon
- Indonesia
- Uzbekistan
- India
- Tajikistan
- Kazakhstan
- Palau
- New Zeland
- Australia
- Dominica
- Bahamas
- Saint Lucia
- Uruguay
- Jamaica
- Cuba
- Guyana
- Paraguay
- Venezuela
- Nicaragua
- Costa Rica





