1 Maji dhe durrsakët!
Në Durrës askush nuk ka asnjë hall, asnjë problem, asnjë shqetësim! Të gjithë janë të punësuar, askush nuk ka probleme me getjen e një vendi pune apo me të ardhurat, të gjithë gëzojnë mirëqënie dhe asnjë punëtor nuk ka probleme me pagat.
Të gjithë i arrijnë në kohë, askush nuk ka ankesa, as për pagesat e as për rritjen e pagave. Të gjithë u drejtohen dyqaneve dhe u blejnë fëmijëve çfarë të duan, sa herë të duan e kur të duan!
Ky është realiteti i presupozuar i durrsakëve këtë 1 Maj.
Rrugët janë gati të vdekura që prej mëngjesit për shkak të temperaturave në ngritje çka I ka orientuar pjesën më të madhe të banorëve të qyteit drejt plazhit.
1 Maji në të gjithë botën karakterizohet nga zëri i punëtorëve të cilët kërkojnë më shumë të drejta, zëri revolucionar për të plotësuar kushtet më të mira në punë.
Në Shqipëri trashëguar që nga komunsizmi kjo datë është festë, ku, edhe ata që janë të punësuar edhe ata që nuk janë, gjejnë ndonjë mënyrë për të festuar!





