1 maj 2015 – Sot festohet në të gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm, 1 Maji, Dita e Punëtorëve.

Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve. Në Shqipëri dita e punëtorëve organizohet ndryshe nga vendet e botës. Shqiptarët festojnë në vend që të protestojnë.

 

 

Dita e Punëtorëve e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha, i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte ne orarin e punës, në 8 orë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në vitin 1866 në Illinois (SHBA).

 

Ndërkohë, kongresi i Internacionales së parë kërkoi që ligje të ngjashme të miratohen dhe në Evropë. Origjina e kësaj feste daton nga manifestimi i organizuar në Shtetet e Bashkuara nga Kalorësit e Punës (Knights of Labor), një shoqatë e themeluar në 1869) në Nju-Jork, 5 shtator 1882.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/