Tiranë, 1 maj 2014 – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, 1 Maji është përkujtuar sot nga qeveria duke realizuar një Panair Pune. Të pranishëm nw aktivitetin e organizuar tek ish-Pallati i Kongreseve kanw qenw kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Punës, Erion Veliaj.
Por festa prishet pak sekonda nga 2 protestuese të Shoqatës së të Shkarkuarve nga puna. 2 gratë kanë dashur të protestojnë në këtë event, por nxirren me forcë nga ambientet ku zhvillohej ceremonia.
Te shkarkuarit nga administrata publike jane larguar nga punonjes te Gardes dhe nuk jane lejuar brenda ambienteve te panairit.
E ndersa kryeministri fliste per mundesite e punesimit dhe ndalonte ne tenda te Kompanive te Ndryshme, protestuesit kane pritur jashte te perballeshin me shefin e qeverise.
Por Rama ka dale me vonese dhe rruga i eshte hapur nga garda, ndersa me pas ka mbetur ministri Veliaj, ndaj te cilit edhe drejtuar dhe zemerata e te shkarkuarve nga puna, pikerisht ne Panairin e Punesimit.
Protestuesit sulmuan me thirrje kryeministrin Rama dhe ministrin Veliaj. Ata thwrrisnin “qeveri mashtruese”, “kryeministër mashtrues”, “duam punë”, “largohu mashtrues”.
Rama: Brenda ke 6 mijë vende pune, hyr dhe kërko.
Gruaja: Nuk më merr njeri në punë mua, aty kishte punë në sektorin fason, unë jam inxhiniere. Pse më hoqët nga puna?
Rama: Shko brenda dhe kërko punë, ka edhe për ty
Gruaja: Aty ka punë ordinere, nuk janë për mua…
Në ditën e 1 Majit, festës Ndërkombëtare të Punëtorëve, kryeministri ishte i pranishëm në ceremoninë e çeljes së fondit prej 2.7 milion dollarësh akorduar kompanive që punësojnë të rinj.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





