Përmes një statusi në Facebook, kreu i departamentit për pushtetin vendor në PD-në e Durrësit, Petro Vokopola ka sulmuar klasën politikë në vendin tonë.

Teksa përmend emra të njohur të PS-së, mes tyre edhe ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, me ironi Vokopola uron 1Majin ndërsa i quan vemje që janë pasuruar në kurriz të shqiptarëve.

POSTIMI I PLOTË

Sot dilni me rradhë dhe tregojuni shqiptarëve me tavolinat bosh se sa e sa jeni lodhur për mirëqenien e tyre. Nxirrni në konferenca shtypi Ahmetajn, Beqën, Gjiknurin, Dakon e shok tju tregojnë se sa për këto 7 vjet këta kanë punuar ditë e natë që shqiptarët të përfundojnë të çoroditur e të ndodhen në një rrugë pa krye. Mos harroni të mblidheni në rezidencat e juaja me pishinë sot siç dhe e don zakoni te këndoni nën avujt e shampanjave me të shtrejnta me sekretarët e juaja duke kaluar deri në histeri me “Bella Ciao”. Ta gezoni e ta shijoni këtë ditë pse jo, fundja pa ndihmën e Besit që po i luan mendja e kokës se me çfarë do ti blejë ilacet për nënën e tij të semure, Lirit që më votën e tijë i prishet shtëpinë dhe i latë familjen në mes të katër rrugeve, Gentit që i hoqet ndihmën sociale, Benin që e perbuzni dhe e keni harruar, Denisi që është i mbytur nëpër borxhe për të çuar fëmijën e tij të sëmurë në dyert e spitaleve private se ato shtetërore nuk kanë mjete ta ekzaminojne. Ta gëzonin o vemje ta gëzonin 1 majin se pa ndihmën e tyre sdo ishit sot të krimbur ne para.