Mbrojtësi i Sunderland Emmanuel Eboue është pezulluar për një vit pasi nuk arriti të paguante borxhin me ish-menaxherin e tij. FIFA shpalli gjatë mëngjesit të së martës se 32-vjeçari do të ndalohet të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet sportive deri sa të paguajë borxhin menaxherit Sebastien Boisseau. Eboue sapo nënshkroi për Sunderland muajin e kaluar pas një periudhë prove me klubin, por arriti të debutonte nën urdhrat e Sam Allerdyce.

Në deklaratën e FIFA shkruhet: ‘Emmanuel Eboue, i cili ka përfaqësuar Bregun e Fildishtë dhe aktualisht është i federuar te ekipi i Sunderland A.F.C, do të ndalohet të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet sportive për një vit, derisa të paguajë të gjithë shumën që i ka borxh ish-menaxherit të tij. Origjina e kësaj çështje përfshin një vendim të lëshuar nga Komiteti i Statusit të Lojtarëve në korrik të vitit 2013, e cila ka të bëjë me konfliktin e lojtarit dhe menaxherit të tij Sebastien Boisseau. Z. Eboue i kërkohet të respektojë marrëveshjen midis dy palëve.’