Katër persona, 3 shtetas shqiptar dhe një grek, janë arrestuar nga policia italiane pas një operacioni blic në Frosinone.

Pas një kontrolli në automjetin tip “Volkswagen Tiguan” me targa greke, i dyshimtë në rrugën “Gaeta”, u gjetën 11 kilogramë kokainë, nga të cilat do të nxirreshin rreth tetë mijë doza.

Makina drejtohej nga 60-vjeçari me origjinë greke ndërsa ka qënë nervozizmi i çuditshëm i treguar nga shqiptarët i cili ka bërë dyshues efektivët.

Në tregun me pakicë, e gjithë kjo drogë do të sillte të ardhura më shumë se 1 milion euro.

Ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbuluar se nga ka ardhur droga dhe për kë ishte destinuar.