31 korrik 2015 – Të gjithë mjekët specialistë që do të pranojnë të punojnë larg vendbanimeve të tyre, do të marrin një bonus prej 100 mijë lekësh të rinj për çdo muaj.

Ky është vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave, i cili stimulon bluzat e bardha të punojnë në spitalet rajonale dhe qendrat shëndetësore ku ka mungesa të mjekëve specialistë.

Vendimi i qeverisë, i cili u bë publik edhe nga kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me gazetarët, vjen për shkak të mungesës që kanë spitalet rajonale, apo dhe qendrat shëndetësore kryesisht në zonat malore per mjekë specialistë. Nëpërmjet këtij vendimi, përcaktohet se numri i mjekëve përfitues nuk mund të jetë më i lartë se 200, ndërkohë që kontratat e tyre nuk do të jenë definitive, por për një periudhë të caktuar.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/