Një milionë studente mbushën 180 sheshe italiane për klimën. Nga Milano deri në Napoli, mobilizimi në mbështetje të aksionit kundër ndryshimeve klimatike, ka qenë i jashtëzakonshëm në vendin fqinj.
“Na shkatërruar mushkëritë”, ishte motoja e të rinjve të frymëzuar nga aktivistja suedeze Greta Thunberg, që shkroi në Twitter: “pamje të mrekullueshme mbërrijnë nga Italia”!.
Organizatorët e manifestimit të Romës thane se në Piazza della Republicca nuk ishte parë ndonjëherë një grumbullim I tillë njerëzish.
“Ky është absolutisht tubimi më masiv i të gjithë viteve të fundit”, u shprehën ata. Edhe Milano u ngrit në këmbë për klimën, falë të rinjve.
Tubime massive pati në një sërë qytetesh të Italisë, përfshire Firencen, Palermon, Bolonjën e Barin.





