Djali i terroristit më të madh të të gjitha kohërave, Osama Bin Laden është tashmë në listat e më të kërkuarve nga Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni ka vendosur 1 milionë dollarë shpërblim për këdo që jep informacion për vendndodhjen e tij.

30-vjeçari Hamza Bin Laden rezulton të jetë vendosur në krye të përpjekjeve për riorganizimin e Al-Kaedës, organizatës terroriste përgjegjëse për sulmet ndaj kullave binjake të 11 Shtatorit 2001.

Kohët e fundit, ai ka lëshuar disa regjistrime audio ku i bëhet thirrje militantëve të sulmojnë kudo që munden, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë.