Deputetit kosovar Milaim Zeka i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ia ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër tij për kanosje.
Për Zekën ekziston dyshimi i bazuar që në një intervistë ta ketë kanosur prokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Afrim Shefkiun.
Deklarata e plotë e Gjykatës Themelore të Prishtinës:
Është caktuar masa e paraburgimit për të pandehurin M.Z.
Prishtinë, 27 shtator2018 – Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.Z për veprën penale Kanosja nga neni 185 par. 3, lidhur me paragrafi 1të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të pandehurit M.Zi është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, nga dt.26.09.2018 deri me dt.26.10.2018.
Ekziston dyshimi i bazuar se me dt.24.09.2018 në ambientet e televizionit T7 në emisionin “DPT te Fidani” i pandehuri M.Z ka kanosur Prokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Afrim Shefkiu për shkak të detyrës zyrtare i cili ndaj të pandehurit M.Z ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.Z është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës dhe dukemarr parasysh se i pandehuri ka kanosur Prokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Afrim Shefkiu, i cili ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit M.Z, kjo shton edhe më shumë rrezikun se i pandehuri do ta përfundoj veprën penale për të cilën është kanosur ta kryej, sepse arsyeja e kanosjes nga i pandehuri ka qenë ngritja e aktakuzës ndaj tij, nga Prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Palakatë drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./klankosova