6 mars 2015 – Sipas studimeve shkencore, 1 në 10 fëmijë në Shqipëri është i kërcënuar nga krimet seksuale, pra 5% e fëmijëve ne Shqipëri janë viktima te dhunës seksuale. Për vitin 2014, policia e shtetit ka regjistruar 97 ankesa në lidhje me këtë problem.
Ndërsa në vitin 2013, janë dërguar për gjykim 54 raste, nga të cilat 38 rezultojnë të jenë fëmijë të dhunuar, të cilët janë nën moshën 14 vjeç.
Monitorimi e kategorizon Shqipërinë te vendet e papërgatitura për të mbrojtur fëmijët nga dhuna seksuale, e cila në të shumtën e rasteve denoncohet nga prindërit apo të afërmit e viktimave.
/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





