BRITANI E MADHE – E çuditshme apo jo gjuha polake është gjuha e dytë më e folur në Angli dhe Uells, me rreth 546 mijë folës të saj. Më shumë se gjysëm milion polakë kanë mbërritur në brigjet britanike në dekadën e fundit.

Por fakti më interesant është se ndërsa anglishtja është gjuha më e folur sot për sot në botë dhe gjuhë ndërkombëtare, siç raporton Daily Mail, 1 në 5 londinezë e kanë atë gjuhë të dytë. Kjo tregon më së miri se mbërritja e emigrantëve të ndryshëm nga vendet e Europës apo kontinentet e tjera e kanë kthyer Britaninë e Madhe në një konglomerat gjuhësh, kulturash dhe traditash.

Nga 4 milion të huajt që janë rezidentë në Angli dhe Uells, 1,7 prej tyre deklarojnë se e flasin anglishten shumë mirë, 726 mijë jo shumë mirë dhe 138 mijë nuk e flasin fare këtë gjuhë.

Në kryeqytetin britanik, Londër, 22 përqind e popullsisë thotë se nuk e flet anglishten si gjuhë kryesore. Të dhënat e Censusit, të mbajtur në Britaninë e Madhe, tregojnë se numri i personave që flasin dialektin uellshian është pakësuar ndjeshëm nga viti 2001 në 2011.

Pas anglishtes, gjuha e dytë më e folur është gjuha polake, të cilën e flet 1% e popullsisë, ose rreth 546 mijë njerëz. Ajo ndiqet nga Panjabi me 0.5%, ose 273,000 njerëz dhe Urdu 0.5% ose 269,000 njerëz.

Nga Censusi del në pah se rreth 49 gjuhë të ndryshme përdoren si formë komunikimi mes grupeve me jo më pak së 15 mijë njerëz. Në 5 gjuhët më të folura, 3 janë të Azisë jugore.