DURRËS, 8 gusht 2014 – Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS), në varësi të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETS), njofton se gjatë periudhës 1 prill-30 qershor 2014 u adoptuan gjithsej 1 256 standarde.
Standardet e adoptuara janë gjykuar që janë më të përdorshmit dhe më të domosdoshmit në ekonominë shqiptare, sot dhe në të ardhmen.
Po ashtu janë shfuqizuar 474 standarde shqiptare dhe 12 dokumente shqiptare të standardizimit.
DPS-ja ka paraqitur për mendim publik si projektstandarde shqiptare dhe projektdokumente shqiptare të standardizimit 629 standarde CEN dhe ISO si dhe 814 standarde CENELEC dhe IEC.
E rëndësishme për biznesin shqiptar sot është që të kuptojë rëndësinë e standardeve si një dokument që përcakton një praktikë të mirë dhe që mund të aplikohet për produktet, shërbimet ose proceset e prodhimit.
Por këtu del dhe një imperativ që entet publike, të cilat prokurojnë shërbime, mallra, investime apo institucione të kontrollit të cilësisë të përditësohen me të rejat që publikon DSP-ja në buletinet e veta.
“Dyrrah”-u po paraqet për shembull 3 nga 12 dokumente shqiptare të standardizimit të shfuqizuara (më hollësisht, kliko në lidhjen: http://www.dps.gov.al/images/upload/pdf/Buletini_59_Prill-Qershor_2014.pdf ).
Info 1
Dokumenti i standardizimit që shfuqizohet: ICS 83.140.9 23.040.20 “Sistemet e tubacioneve plastike për furnizimin me ujë ose drenazhimet dhe kanalizimet e ujwrave të zeza – Plastika termodure të përforcuara me qelq (PPQ) me bazë rrëshira poliestere të pangopura (UP) – Praktika të rekomanduara për instalim”.
Zëvendësohet nga: DS CEN/TS 14578:2013 “Sistemet e tubacioneve plastike për furnizimin me ujë ose drenazhimin dhe kullimin e ujërave të zeza – Lëndët plastike të përforcuara me xham me termovendosje (GRP) të bazuara në rezinën e poliesterit të pasaturuar (UP) – Praktika e rekomanduar për instalimin”.
Dokumenti i standardizimit që shfuqizohet: ICS 83.140.99 23.040.20 DS CEN/TS 14807:204 “Sistemet e tubacioneve plastike – Tubacionet prej lëndësh plastike të përforcuara me qelq (GRP) – të bazuara në rezinat e poliesterit të pasaturuar (UP) – Udhëzues për analizën strukturore të linjave të tubacioneve të futura në tokë GRP-UP”.
Info 2
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) është organizmi kombëtar i standardizimit në Republikën e Shqipërisë, i krijuar rreth 64 vjet më parë.
Përfaqëson Shqipërinë në organizatat evropiane e ndërkombëtare të standardizimit dhe interesat e të gjithë ekonomisë së vendit në hartimin dhe adoptimin e standardeve evropiane e ndërkombëtare si standarde shqiptare (SSH).
Hartimi dhe adoptimi i standardeve konsiston në nevojat që kanë ndërmarrjet prodhuese dhe të shërbimit, pavarësisht nga forma dhe madhësia e tyre, bizneset, qeveria dhe konsumatorët për t’i siguruar atyre standarde të cilat plotësojnë nevojat e tyre për cilësi dhe aftësi konkurruese më të madhe.
DPS-ja u siguron të interesuarve të gjitha standardet e publikuara nga organizatat
evropiane të standardizimit CEN, CENELEC, ETSI, si standarde shqiptare (S SH).
duke konsideruar me përparësi kërkesat e ekonomisë në vend për standarde kryesisht evropiane dhe ndërkombëtare adopton çdo muaj, nëpërmjet komiteteve teknike, mesatarisht 10 deri 150 standarde EN dhe ISO/IEC si standarde shqiptare (S SH) duke i vënë ato në dispozicion të të gjitha palëve të interesuara; angazhon çdo vit mbi 30 specialistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme si pjesë aktive e procesit të adoptimit të standardeve.
Çmimi për një standard shqiptar varion nga 190 lekë deri 2 582 lekë dhe për
bashkëpunëtorët çmimet shkojnë nga 595 lekë deri 12 941 lekë, afërsisht sa 30 për qind e çmimeve të standardeve ndërkombëtare.
Ndër standardet më të kërkuara në botë është standardi ndërkombëtar ISO 901 për
Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë, i cili është përdorur nga mbi 1 milion organizata në 178 shtete dhe ekonomi të ndryshme të globit. Ky informacion është marrë nga faqja e internetit ë ISO-s.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





