Në kuadër të 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, bashkia e Durrësit ka organizuar në sheshin “Liria” një festë të veçantë për të gjithë fëmijët e qytetit.

Këngët, vallet si dhe recitimet e poezive të interpretuara nga fëmijët e shkollave 9-vjeçare të Durrësit, krijuan nje atmosferë festive për të pranishmit.

Dita e fëmijëve u vendos më datën 1 qershor, sepse në këtë ditë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925. Në të njëjtën ditë, konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetimë kinezë të festonin në festivalin e “Anijes së Dragoit”.

Dy vite më pas festa e 1 qershorit filloi të festohet në të gjithë botën.

Në këtë ditë, fëmijët bëhen qendra e vëmendjes në mbarë botën dhe shumë aktivitete u kushtohen vetëm atyre.