Një 1 Qershor ndryshe për fëmijët e shkollës speciale në Durrës. Me rastin e festës së fëmijëve, Rotary Club Durrës dhuroi 60 pako me ushqime e dhurata për fëmijët e kësaj shkolle.
Rotary Club Durrës e ka kthyer tashmë në traditë qëndrimin pranë këtyre fëmijëve me raste festash, për t’u dhënë sa më shumë dashuri dhe përkujdesje.
Stafi drejtues i shkollës shprehu mirënjohjen për kontributin e dhënë nga Rotary Club Durrës për fëmijët me aftësi të kufizuara, në mënyrë që dhe ata ta ndjejnë veten njësoj të privilegjuar në këtë festë të rëndësishme për fëmijët në mbarë vendin.
Ndërkohë, mësuesit së bashku me nxënësit kishin organizuar një aktivitet festiv me rastin e 1 Qershorit, ku vogëlushët luajtën dhe u zbavitën në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe përfaqësuesve të Rotary Club Durrës.