Me rastin e 1 Qershorit, festës së fëmijëve, trupa e baletit të koreografit Arian Plaku dha një shfaqje për fëmijët e qytetit bregdetar në sallën e teatrit "Aleksandër Moisiu".

130 fëmijë të moshës nga 2 deri të 17 vjeç janë bërë pjesë e show-t koreografik me kërcime nga zhanre të ndryshme. Për rreth 2 orë fëmijët kanë performuar në skenë 24 numra koreografikë, me 160 kostume të ndryshme.

Balerinët e vegjël janë duartrokitur gjatë, numër pas numri nga bashkëmoshatarët e tyre. Koreografi Arian Plaku këtë radhë solli edhe regjinë, ndërsa As/Koreograf i shfaqjes ishte Meriola Bashhysa Chiara Xoxi. Spektakli u prezantua nga Rea Hoti dhe Ersi Mehmeti, të cilët në eksperiencën e parë të prezantimit e kaluan me sukses ashtu si edhe shfaqja në tërësi.

K.H.