Kandidatja për kryetare bashkie e Durrësit, Valbona Sako, me rastin e 1 qershorit, festës së fëmijëve është takuar me fëmijë të “Shtëpisë së foshnjes”, “Qendrës së zhvillimit rezidencial” dhe “Qendrës komunitare multifunksionale-Nishtulla”.

“Kjo ditë, përmban patjetër dhe premtimin për të bërë më të mirën, që çdo fëmijë i Durrësit të jetojë dhe të gëzojë, në një qytet ku respektohen të drejtat dhe nevojat e tyre!”m- shkruan Sako në Facebook.

Postimi i plotë i Sakos:

Me rastin e 1 Qershorit, u ndodha pranë fëmijëve të Durrësit, bekimit më të madh që kem, ku u njoha nga afër me punën e madhe dhe për te përgëzuar stafin në 'Shtëpinë e Foshnjave', 'Qendrën e Zhvillimit Rezidencial' si dhe 'Qendrës Komunitare Multifunksionale – Nishtulla' .

Kjo ditë, përmban patjetër dhe premtimin për të bërë më të mirën, që çdo fëmijë i Durrësit të jetojë dhe të gëzojë, në një qytet ku respektohen të drejtat dhe nevojat e tyre!