Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin mbrëmjen e sotme, teksa një sherr me thika mes të rinjsh ka prodhuar një viktimë dhe një të plagosur rëndë.
Mësohet se 2 vëllezër kanë mbetur të plagosur rëndë, njëri prej tyre tashmë ka ndërruar jetë ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë.
Ngjarja mesohet se ka ndodhur tek fusha e vjetër e sportit në Elbasan, ku një grup të rinjsh janë konfliktuar me njëri-tjetrin për një femër, duke shkaktuar një të vdekur.
Pritet njoftimi i policisë për të hedhur dritë mbi vrasjen, në një nga qytetet më problematike në vendin tonë sa i takon kriminalitetit.





