Pas disa ditësh pa viktima nga COVID-19, Kosova këtë të dielë ka regjistruar 1 humbje jete.
Gjatë 24 orëve të fundit nga 1.938 persona të testuar, kanë rezultuar pozitivë 16 qytetarë.
Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,218.
Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë:
19 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.018 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 132.901 doza të vaksinës.
Deri më sot 17.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.938 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.218.
Në total numri i rasteve aktive është 176.





