Më 6 shkurt të 2019-s, është bërë plot një vit nga ndarja nga jeta e durrsakes Luzhiana Abazit, ish-drejtoresha e njohur e LSI-së, e cila humbi betejën me sëmundjen e rëndë në moshën 47-vjeçare.
Luzhiana mbante postin e Drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa ka qenë edhe kryetare në një nga minibashkitë e Tiranës, teksa ishte mjeke e njohur në kryeqytet.
Një vit pas humbjes së ish-zyrtares, ish-bashkëpunëtorët, miq, të afërm dhe politikanë të LSI-së pjesëmarrës në ceremoninë përkujtimore, i kanë dedikuar një video-mesazh tejet prekës që ka përlotur edhe kryetaren, Monika Kryemadhi.
“Ti ike duke qeshur, e fortë, e padorëzuar. Ike duke na dëshmuar se jeta është një luftë që edhe si luftë duhet jetuar me guxim, me besim, me dashuri”, thuhet ndër të tjera në videon prekëse të publikuar nga NewsBomb, kushtuar Luzhiana Abazit.





