Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka dhënë një mesazh mbështetjeje për SPAK në 1-vjetorin e ngritjes së kësaj strukture të re të drejtësisë.
Kim thotë se SHBA e mbështet SPAK për të arritur rezultate në 2021.
“Në 1 vjetorin e SPAK, Kryeprokurori Arben Kraja iu përgjigj pyetjeve se si do të funksionojë SPAK. Më e rëndësishmja, ai konfirmoi vendosmërinë e SPAK për t’i dhënë fund mosndëshkimit të kriminelëve në Shqipëri. SHBA do të mbështesë fuqimisht SPAK për të arritur rezultate në 2021.”, shkruan diplomtatja amerikane.





