23 maj 2014– Përveçse është një mënyrë për të shkarkuar tensionin dhe për të fituar kënaqësi, cilësohet edhe si “sporti poshtë çarçafëve”. Marrëdhëniet seksuale janë të vlefshme për një sërë arsyesh për t’u praktikuar sa më shpesh dhe ne sjellim 10 të tilla:

Është një mënyrë e mirë për të djegur kalori – 30 minuta seks mund të djegin deri në 200 kalori. Natyrisht varet se sa pasionant është raporti në çift.

Na bën më të fortë – Raporti seksual bën që të çlirohet endorfinë, e cila ka një efekt të mrekullueshëm në mirëqenien fizike. Mund të reduktohen dhimbjet seksuale, dhimbja e kokës dhe një sërë dhuimbjesh të tjera fizike, duke e reduktuar këtë ndjesi në masën 50%.

Na bën të lumtur – Nëse jeni të stresuar, të trishtuar dhe në ankth, dedikojini disa minuta aktvitetit seksual. Trupi çliron dopaminë dhe seratoninë të cilat janë agjentë që largojnë stresin dhe atakun e panikut.

Forcohet sistemi imunitar – Kush bën dashuri së paku dy herë në javë e ka nivelin e antitrupave 30% më shumë, në raport me ata persona që nuk e praktikojnë një aktivitet të tillë shpesh. Është një mënyrë e mirë për të mbajtur larg gripin dhe virozat e stinës.

Ndihmon për të fjetur më mire – Pasi arrihet piku i kënaqësisë seksuale, trupi çliron një hormon i cili garanton qetësi dhe përgjumje.

Lëkura duket më e lëmuar – Gjatë raportit seksual çlirohen toksinat dhe lëkura bëhet më e freskët dhe më me shumë shkëlqim.

Zvogëlohet rreziku për goditje në zemër– Praktikimi i shpeshtë i marrëdhënieve seksuale e bënë zemrën më të fortë.

Shtohet afrimiteti me partnerin – Ndarja e një momenti kaq intensiv, shton intimitetin dhe ndjenjat në çift.

Na bën më inteligjentë – Më mirë akoma, aktiviteti seksual redukton mundësinë për humbjen e memories. Gjëja që është e sigurtë është se reduktohet stresi dhe stresi shpesh dëmton funksionet tona cerebrale.

Është bukur – Në fund të fundit duhet ta pranojmë se raporti seksual me një person që e kemi përzemër dhe kemi ndjenja, është zbavitës dhe na kënaq.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/