DURRËS, 1 tetor 2014 – Edhe pas një gjysmë shekulli që ajo nuk është më, ende mbetet një silmol i bukurisë, jo vetëm në botën amerikane, por edhe kudo tjetër. Për disa, arritjet e saj personifikojnë vetëm elegancë dhe bukuri, por për gjithë sa ajo jetoi me gjithë telashet e shumta që pati, jo shpesh mendohet si një model jo shumë pozitiv. Por, në fakt është e kundërta. Këto janë 10 arsye bindëse pse ajo është një model frymëzues.
1. Ajo ishte një e mbijetuar.- M. Monroe ka pasur fëmijërinë më të keqe që duikush mund të ketë. E lindur nga një nënë e sëmurë mendërisht, ajo jetoi nëpër jetimore për vite me radhë. U abuzua që fëmijë dhe për pak desh u vra. Sidoqoftë, ajo ia arriti të ndërtonte dhe të menaxhonte një karrierë. Duhet të ketë pasur një vetëdisiplinë mbi njerëzoren që arriti atë çfarë deshi.
2. Ajo shfrytëzoi rastet e duhura.- Marilyn Monroe është kritikuar se ajo nuk luante asgjë tjetër veç rolin e një bjondjeje të pashpresë. Por në fakt shumë nga zgjedhjet e roleve tregojnë për një përzgjedhje nga ana e saj. Ajo e kontrollonte karrierën e saj dhe arriti të kishte kompaninë e saj të prodhimit, ndërkohë që aktorët e tjerë nuk e kishin bërë. Disa studime pas vdekjes, kanë zbuluar se IQ I saj ishte 168, një nivel gjenial dhe konsiderohet afër atij të J. Kennedy.
3. Marilyn Monroe ishte një aktore e madhe. -Shumë mendojnë se Marilyn Monroe ishte më tepër e bukur se sa e talentuar. Në fakt, kjo nuk është e vërtetë. Ndërkohë që ajo ende nuk ishte nominuar për asnjë Oscar, roli I saj në Some like it hot fitoi Golden Globe.
4. Ajo nuk ishte materialiste.- Ndërkohë që rolet atë e shfaqnin si një femër që I pëlqenin vetëm veshjet dhe diamantet (ajo këndoi madje edhe këngën Diamonds are a Girl’s Best Friend), në fakt ajo nuk ishte dhe aq materialiste. Gjithçka që ajo fitonte ishin vetëm disa bizhuteri.
5. Ajo ndryshoi botën.- Përkrah Joan of Arc and Cleopatra, emri I Marilyn Monro, u shfaq në listën e 50 femrave që ndryshuan botën. Lista u shfaq edhe në Biography Online.
6. Ajo ishte mbështetëse e barazisë.- Ndërkohë që racizmi ishte diçka e zakonshme e kohës, Marilyn ishte avokate e Lëvizjes së të drejtave civile.
7. Ajo ishte një bamirëse.- Marilyn Monroe e kaloi jetën e saj në Hollywood duke dhënë donacione anonime bamirësie, përfshirë këtu edhe në fondacione të njohura si the Multiple Sclerosis Association and the Arthritis Foundation. Ajo, gjithashtu gjithmonë kishte kohë për fëmijët.
8. Ajo kërkonte të drejtat e saj si femër.- Nëse dhuna familjare është “e zakonshme”, në vitet ’50 ishte akoma dhe më shumë. Pas xhirimit të skenave të filmit The Seven-Year Itch, Marilyn, u keqtrajtua nga burri I saj, basketbollisti Joe DiMaggio. Ajo reagoi duke kërkuar divorcin e mënjëhershëm.
9. Ajo refuzoi të ishte një person “i matur”.- Kur Marilyn Monroe realizoi disa nga skenat e saj nëpër filma ajo mori shumë kritika. Në ‘50, femrat që ishin të hapura kundrejt seksualitetit konsideroheshin të paturpshme. Monroe e hodhi poshtë këtë ide dhe dha më të mirën nga vetja për ta bërë seksualizmin femëror diçka për të cilën mund të flitej.
10. Ajo doli me tEmën e abuzimit të fëmijëve në mënyrë të hapur.-Në ’50, kur nuk mund të flitej shumë për seksualizmin femëror, për abuzimin me fëmijët as që mund të imagjinohej. Ishte pikërisht kjo kohë që Monroe I foli botës hapur rreth fëmijërisë së saj. E gjitha sa ajo mori ishin vetëm tallje dhe mosbesim. Disa historianë mendojnë, se përballja e saj e vërtetë me depresionin ishte pikërisht në këtë moment kur ajo tregoi të vërtetat e jetës së saj.
/marrë nga infokult/
Nëse Marilyn Monroe, do të ishte e interesuar në vetëm disa role dhe të bërit ca para, atëherë ajo nuk do të merrte kaq hapa gjatë jetës së saj. Në fakt ajo I mori këto hapa, shpesh në mënyrat më të dhimbshme dhe të vështira.
Këto janë arsyet pse e bëjnë atë një model kaq frymëzues.





