Sulmi mbi maratonën e Bostonit i shtohet serisë së akteve të rënda terroriste, të cilat kanë ndryshuar historinë e njerëzimit dhe kanë dëshpëruar  të afërmit e viktimave, që për fat të keq ndodheshin në vendin e gabuar në momentin e gabuar. Ja cilat janë dhjetë atentatet më të rënda të regjistruara në histori.

– Më l5 shtator 1972 një grup terroristësh palestinezë u futën në një fshat olimpik dhe pasi rrëmbyen 9 atletë izraelianë vranë 2 prej tyre. Viktimat u vranë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në aeroportin e Mynihut.

– Më 21 dhjetor 1988 një avion i kompanisë Pan Am shpërtheu në qiellin e Lockerbie, në Skoci, për shkak të një bombe të vendosur në mjetin fluturues. Sulmi që u urdhërua nga Libia i kushtoi jetën 270 personave.

– Në 18 korrik 1994 një furgon i mbushur plot me eksploziv shpërtheu në garazhin e pallatit e shoqatës Izrael – Argjentinë. Shembja e godinës i mori jetën 85 personave. Ende sot nuk është mësuar se kush e urdhëroi atentatin në fjalë.

– 11 shtator, atentati terrorist që ndryshoi përgjithmonë historinë amerikane.

– Më 19 prill 1995 amerikani Timothy McVeigh hodhi në erë një kamion me ekploziv në pallatin qeveritar të Oklahoma City, duke shkaktuar 168 të vdekur dhe 800 të plagosur.

– Më 23 korrik 2005 Al Kaeda sulmoi qytetin egjiptian të Sharm el Sheik. Nga shpërthimi i 3 bombave gjetën vdekjen 85 persona.

– Më 20 mars 1995 mbështetësit e sektit Aum sulmuan metronë e Tokios me gaz sarin që shkaktoi vdekjen e 12 personave dhe plagosjen e 6000 të tjerëve.

– Më 24 janar 2011 një atentat i organizuar në stacionin e trenit në Moskë shkaktoi vdekjen e 31 personave. Përgjegjësia e atentatit u mor përsipër nga separatistët çeçenë.

– Më 13 tetor 2002 një atentat i vënë në jetë nga 2 kamikazë në brendësi të një lokali nate në një qytet në Indonezi shkaktoi vdekjen e 202 personave. Sulmi u mor përsipër nga Jemaah Islamiya.

– Më 26 nëntor 2008 një seri atentatesh të vëna në jetë nga 10 persona të armatosur në Mumbai, Indi, shkaktuan vdekjen e 166 personave dhe plagosjen e 300 të tjerëve. Mes objektivëve të kamikazëve ishin simbolet e qytetit si pallati dhe hoteli Taj Mahal.

/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/