Bashkia e Durrësit ka një njoftim të rëndësishëm për maturantët e qytetit bregdetar.

Universiteti “Polis” ka akorduar 10 bursa studimi për maturantët e Durrësit për vitin akademik 2021-2022, të cilat konsistojnë në zbritje 50% të tarifës së studimit për disa programe.

Maturantët që duan të përfitojnë nga kjo mundësi duhet të plotësojnë kushtin e mesatares mbi 8. Ata kanë afat të paraqesin një kërkesë pranë Bashkisë Durrës brenda datës 22 qershor 2021.

NJOFTIMI I BASHKISË

Për vitin akademik 2021-2022, Universiteti “Polis” i është drejtuar Bashkisë Durrës me kërkesën e tij për bashkëpunim me nr. 4132/21  prot., datë 14.05.2021, duke i akorduar maturantëve të kësaj Bashkie 10 (dhjetë) bursa studimi. Këto bursa konsistojnë në zbritje 50% të tarifës së studimit në programet e mëposhtme:

BSc.Inxhinieri Ndërtimi

BSc. Studime Mjedisore

BSc. Shkenca Kompjuterike

MSc. Planifikim dhe Menaxhim Urban

Shkollë profesionale 2 vjeçare (pa shkëputje nga puna) në Efiçensë Energjitike

Shkollë profesionale 2 vjeçare (pa shkëputje nga puna) në Mirëmbajtje rrjete Kompjuterike

Maturantët të cilët dëshirojnë të studiojnë në këto degë duhet të plotësojnë kushtin e mesatares mbi 8 (duke iu referuar mesatares së llogaritur me VKM), mund t’a përfitojnë këtë bursë për të 3 vitet e studimit, me kusht ruajtjen e nivelit dhe cilësisë në çdo vit të studimit.

Mirëpresim të gjithë maturantët që plotësojnë kushtet e mësipërme të paraqesin një kërkesë pranë Bashkisë Durrës brënda datës 22 Qershor 2021.