Një vit më parë në këtë kohë, plazhi i Durrësit ishte i mbushur plot me njerëz. Pandemia ka bërë që çadrat dhe shezlonget të mungojnë, ndërkohë që përgjatë vijës bregdetare ka shumë pak njerëz, kryesisht banorë të zonës.
Fotografi i agjencisë LSA Gent Shkullaku ka sjellë disa foto nga dita e sotme në plazhin e Durrësit.





