Sot votohet për kreun e të rinjve demokratë të Durrësit, ndërkohë që gara për 52 degët e tjera të PD-së ka mbaruar.
Sipas PD-së, konkurrenca ka qenë spektakolare me një proces model, me votim të lirë e të ndershëm sipas parimit ‘një anëtar një votë’, dhe në disa degë gara është ndarë me një votë të vetme, si në rastin e degës 8 në Tiranë, apo në zgjedhjen e drejtuesit të forumit për Malësinë e Madhe.
Ndërkohë që në 9 degët e PD-së, në Dibër, Gramsh, Has, Kavajë, Kuçovë, Kurbin, Peqin, Pogradec, Tropojë, rezultati ka qenë i ngushtë dhe fituesi ka dalë me pak vota diferencë. Në Dibër me 9 vota diferencë, në Gramsh me 2 vota diferencë, në Has 2 vota diferencë, në Kavajë 5 vota diferencë, në Kuçovë 4 vota diferencë, në Kurbin 4 vota diferencë, në Peqin 6 vota diferencë, në Pogradec 9 vota diferencë, në Tropojë 4 vota diferencë.
Ndërkohë që 14 degë të tjera FRPD-së janë ndarë me më pak se me pak se 25 vota diferencë.
Me parimin ‘një anëtar një votë’, 10 mijë e 782 të rinj demokratë morën pjesë në këto zgjedhje, që nisën më 7 shkurt. Ndërkohë, sot pritet përmbyllja e procesit me zgjedhjen e kreut të FRPD-së në Durrës, ku kandidatët në garë janë Spartak Haçkovija, Helenida Sava dhe Artion Barjamaj.





