Arabia Saudite ka lëshuar patentat e para për 10 shofere femra në qytete të ndryshme, pas shumë dekadash. Kjo nismë është marrë disa javë para se të hiqet ndalimi i ngasjes së makinave nga femrat.

Pritet që të ketë shumë aplikime në prag të 24 qershorit kur ndalimi i femrave për të drejtuar makinën të përfundojë. Ligjet e Arabisë Saudite kërkojnë që gratë të kërkojnë leje për vendime dhe veprime të ndryshme, dhe kjo shtrihet në ndalimin e ngarjes së makinës.

Më parë familjet duhet që të punësonin shoferë private për të transportuart femrat e shtëpisë. Por grupet e të drejtave në mbretëri kanë bërë fushatë për vite me radhë për t'i lejuar gratë që ti japin makinës dhe disa prej tyre janë futur në burg për sfidë ndaj sundimit.